Sport

Mbappe mund të largohet nga PSG-ja

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe e ka pranuar se mund të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të sezonit.

Sulmuesi francez ka pohuar se përkundër kritikave të shumta ai gjithmonë jep maksimumin për Përfaqësuesen e Francës.

“Gjithmonë mundohem të jap më të mirën kur jam në fushë. Nuk është e lehtë pasi gjithmonë do të kritikoheni. Sa i përket të ardhmes do të shohim në fund të sezonit se çfarë do të ndodh”, deklaroi Mbappe.

Ylli francez ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022. Ai nuk ka pranuar ende vazhdimin e saj.

Për Mbappen interesim të vazhdueshëm kanë shprehur Real Madridi dhe Liverpooli.