Sport

Juventusi mund ta transferojë Milikun për 12 milionë euro

Descriptive Text

Sulmuesi polak Arkadiusz Milik ka gjasa të mëdha që këtë verë të transferohet te skuadra e Juventusit. Në fakt, e përditshmja franceze “L’Equipe” ka shkruar të premten se Milik ka një klauzolë në kontratën e tij, që i lejon të largohet nga Marseille në fund të sezonit për vetëm 12 milionë euro.

Te Juventusi ka kohë që po e monitorojnë situatën e Milikut, i cili po shihet si përforcim i duhur për sulmin në sezonin e ri. Milik në janar të këtij viti iu bashkua Marseillet nga Napoli dhe me ekipin francez, ai ka shënuar katër gola në tetë paraqitje në të gjitha garat.