Sport

Barça në kërkim të zëvendësuesit të Aleix Vidalit

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka bërë të ditur se është në kërkim të një mbrojtësi të djathë pasi ka mësuar se Aleix Vidal do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit.

Vidal pësoi lëndim në fitoren 6 me 0 të Barçës ndaj Alavesit dhe mbrojtësi spanjoll nuk do të jetë i gatshëm deri në fillim të sezonit 2017-18.

Barcelonës do t’i mundësohet që të transferojë lojtarë të lirë, të cilët janë të regjistruar në Spanjë.

“Aleix ka filluar procesin e rikuperimit. Tani duhet të përmirësohet hap pas hapi”, ka thënë Enrique në konferencën për media.

“Derisa lojtari të jetë jashtë dhe derisa rregullat na lejojnë të sjellim lojtar të ri, është një opsion që do ta shfrytëzojmë. Ai është lojtar që do të na mungojë, prandaj [transferimi i një lojtari] do të jetë diçka që do ta mendojmë seriozisht”.