Sport

Bardhi asiston në golin e Maqedonisë së Veriut ndaj Gjermanisë

Maqedonia e Veriut e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë kundër Gjermanisë, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror “Katari 2022”.

Asistues në golin e Maqedonisë së Veriut të shënuar nga Goran Pandev ishte Enis Bardhi, teksa luhej minuta e dytë shtesë e pjesës së parë.

Ndeshja është duke u zhvilluar në Duisburg të Gjermanisë.