Sport

Federata Italiane e Futbollit planifikon të hapë stadiumet për tifozët këtë verë

Federata Italiane e Futbollit shpreson t’i kthejë tifozët në stadiume të futbollit për Kampionatin Evropian këtë verë, me një aplikacion për të regjistruar negativiteti për koronavirus, raporton “La Repubblica”.

FIGC po lëviz drejt rihapjes së Olimpicos në Romë për Euro 2020, dhe sipas La Repubblicas do të lansohet një aplikacion i quajtur “Mitiga” këtë javë.

Gazeta raporton se aplikacioni do të punojë si pajisje për të regjistruar testet me strisho dhe vaksinat për pronarët e biletave të tri ndeshjeve që do të luhen në stadiumin në Romë.

Italia do të luajë me Turqinë, Zvicrën dhe Uellsin në fazën e grupeve, para se Olimpico të organizojë edhe një çerekfinale më 3 korrik.

Presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina, po pret dritën e gjelbër nga Qeveria e Italisë kur Italia kthehet nga Lituania.

Vendimi për hapjen e pjesshme të Olimpicos, sipas La Repubblicas, do të merret më 7 prill.