Sport

Dybala do të shkëmbehet me Dembelen

Descriptive Text

Juventusi dhe Barcelona pritet të futen së shpejti në negociata për të shkëmbyer futbollistët. “Tuttosport” ka raportuar të hënën se te Juventusi dhe Barcelona po mendojnë për shkëmbimin e sulmuesve Paulo Dybala dhe Ousmane Dembele.

Te Juventusi janë të gatshëm për një shkëmbim të tillë duke pasur parasysh se Dybala po refuzon rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër kurse këtë edicion ka pasur telashe të shumta me lëndimet. Ngjashëm si Juventusi, edhe Barcelona është në një situatë të tillë për shkak se drejtuesit e klubit nuk po arritin të bindin francezin Dembele për të rinovuar kontratën që i skadon në vitin 2010.