Sport

Lakersi fiton ndaj Orlandos

Kampioni në fuqi i NBA-së, LA Lakersi, ndonëse në mungesë të superyllit LeBron James, ka arritur të triumfojë të dielën ndaj Orlando Magicit me rezultatin 96:93.

James ka munguar në ndeshjen e pestë rresht me një lëndim të këmbës.

Dennis Schroder me 24 pikë dhe Kyle Kuzma me 21 pikë ishin më efikasët te Lakersi.

Për Lakersin është fitorja e dytë rresht.

“Plani u ekzekutua mjaft mirë”, ka thënë trajneri i Lakersit, Frank Vogel, njofton agjencia AP.

Lakersi është duke luajtur pa Jamesin dhe Anthony Davisin. Kampioni i NBA-së ka transferuar Andre Drummondin për të mbuluar mungesat.

Drummond i është bashkuar nga Cleveland Cavaliersi.