Sport

Kane e vlerësoi Shqipërinë si kundërshtare të vështirë

Descriptive Text

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, e ka vlerësuar lojën të cilën e bëri Shqipëria të dielën mbrëma në stadiumin “Air Albania”.

Kane tha se Shqipëria ishte kundërshtar shumë i vështirë, pavarësisht fitores së Anglisë, 2:0.

“Ishte ndeshje e vështirë. Nuk mundëm ta gjenim ritmin e lojës në fillim. Më pas shënuam golin, ndërsa në pjesën e dytë shënuam edhe një tjetër gol dhe ishim më të mirë. Edhe Shqipëria ishte kundërshtare e fortë. Duhet ta pranojmë. E rëndësishme është që i fituam pikët e plota. Pata vështirësi të gjej hapësira, por megjithatë, arrita të shënoj”, tha Kane pas ndeshjes.