Sport

Kuka mposhtet në luftën e parë në Grand Slamin në Tbilisi

Descriptive Text

Loriana Kuka është mposhtur në luftën e saj të parë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kuka, që garon në kategorinë deri 78 kilogramë, pësoi nga izraelitja Inbar Lanir me një waza-ari.

Raundin e parë e kaloi pa luftë Kuka, ndërsa në të dytin e pati përballë izraeliten Lanir, nga e cila pësoi humbje.

Kosova në Tbilisi ka marrë pjesë me katër xhudistë. Nora Gjakova fitoi të artën në kategorinë deri 57 kilogramë, ndërsa Akil Gjakova doli i pesti në kategorinë deri 73 kilogramë, e Laura Fazliu e shtata në atë deri 63 kilogramë.