Sport

Interi me ofertë për sulmuesin e Atalantas

Descriptive Text

Interi është në kërkim të një sulmuesi të ri. Mediat italiane kanë bërë të ditur të shtunën se zikaltërit janë duke e monitoruar situatën e Luis Murelit tek Atalanta.

Sulmuesi kolumbian mund të largohet nga Bergamo pasi ka humbur vendin e titullarit.

Trajneri Gasperini preferon Duvan Zapatan para Murielit.

Interi po synon të përfitojë nga kjo situatë për ta bindur lojtarin të transferohet.

Klubi italian është i gatshëm të paguajë rreth 30 milionë euro dëmshpërblim.

29-vjeçari këtë sezon në 37 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 20 gola dhe ka bërë nëntë asistime.

Ai ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2024.