Sport

Almiron do të largohet nga Newcastle

Mesfushori nga Paraguai, Miguel Almiron ka paralajmëruar largimin e tij nga skuadra e Newcastlet në fund të këtij sezoni, kanë raportuar mediumet e huaja të premten.

Almiron ka thënë se arsyeja e largimit është se ai synon të luajë për një ekip që lufton më shumë dhe ka pretendime të mëdha pasi nuk është aspak i kënaqur me rezultatet e Newcastles.

Newcastle këtë edicion po lufton për mbijetesë dhe ka vetëm dy pikë më shumë se pozita që dërgon në një kategori më poshtë sezonin tjetër.

Mesfushori 26-vjeçar këtë edicion ka pesë gola e tri asistime në 30 paraqitje me Newcastlen, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.

“Edhe pse jam i lumtur të Newcastle dhe ndihem mirë, dua që të luaj për një ekip që lufton më shumë dhe ka pretendime më të mëdha”, është shprehur Almiron.

Ai është pjesë e ekipit anglez prej janarit të vitit 2019 kur iu bashkua nga Atalanta Unitedi për 24 milionë euro.