Sport

Lotito suspendohet për shtatë muaj

Claudio Lotito sipas “ANSA-s”, është suspenduar për shtatë muaj dhe Lazio është gjobitur me 150 mijë euro për thyerjen e protokollit për COVID.

Agjencia e lajmeve ka njoftuar se kryetari i lacialëve ka marrë dënim për shtatë muaj, ndërsa mjekët e klubit, Fabio Rodia dhe Ivo Pulcini, janë suspenduar për 12-të muaj.

Gjykata Federale Shtetërore thuhet se Lazion po ashtu e ka dënuar me 150 mijë euro.

Nëpërmjet komunikatës për shtyp ka reaguar klubi i Lazios, që ka thënë se do të ankesë për këto dënime.