Sport

“Dardanët” e rinj mposhten nga Katari U23

Descriptive Text

Kosova U21 ka pësuar disfatë në duelin e parë miqësor në Doha.

Të përzgjedhurit e Michael Neesit u mposhtën të premten nga Katari U23, me rezultatin 2:0. Ndeshja u zhvillua në fushën numër 4 në “Aspire Academy”.

Në këtë duel u shënua nga një gol në secilën pjesë, por nuk ka pasur informata më të detajuara. 

Miqësorja tjetër kundër skuadrës Olimpike të Katarit që udhëhiqet nga kiliani Nicolas Cordova, do të luhet më 29 mars.