Sport

Rabioti mund të largohet nga Juventusi

Manchester City dhe Barcelona janë duke e monitoruar mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot.

Sipas mediave italiane të dyja klubet po synojnë transferimin e mesfushorit francez.

Rabiot mund të largohet nga Juventusi, pasi nuk ka arritur të bindë drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij.

Te City, Rabiot e shohin si zëvendësues të Fernandinhos. Juventusi për ta liruar lojtarin po kërkon rreth 40 milionë euro.

25-vjeçari u transferua te “Zona e Vjetër” në vitin 2019 si futbollist i lirë nga PSG-ja.

Këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime.