Sport

Kosova mban stërvitje sot nga ora 13:00

Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës në futboll do të mbajnë stërvitje në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali sot me fillim nga ora 13:00.

Kosova të mërkurën shënoi fitore të thellë 4:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në miqësoren ndaj Lituanisë. Të dielën e hap ciklin eliminator për Botërorin 2022, kur luan në Prishtinë me Suedinë.