Sport

Vetëm pesë lojtarë e kanë qëndrimin e sigurt te Juventusi, Ronaldo nuk është në mesin e tyre

Drejtuesit e Juventusit kanë marrë vendim që vetëm pesë lojtarë nuk do të nxirren në shitje pas përfundimit të sezonit aktual, dhe në mesin e tyre nuk është ylli portugez Cristiano Ronaldo. Kështu, ka raportuar të martën e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.

Lojtarët që konsiderohen të paprekshëm, janë Federico Chiesa, Dejan Kulusevski, Matthijs de Ligt, Arthur Melo dhe Danilo. Te Juventusi janë të vendosur që përreth këtyre pesë lojtarëve të ndërtohet ekipi për edicionin e ardhshëm. Kështu që, bazuar në këtë listë, të gjithë lojtarët tjerë do të jenë në shitje, përfshirë këtu edhe Ronaldon për të cilin ditë më parë në klubin italian kanë insistuar se nuk do të largohet pasi ka kontratë deri në vitin 2022. Në mesin e të larguarve do të jetë edhe Paulo Dybala.