Sport

Rrahmani mungon në seancën e parë stërvitore të Kosovës para tri ndeshjeve të këtij muaji

Descriptive Text

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po e zhvillon stërvitjen në fushën e Kampit Nacional Edukativ të FFK-së në Hajvali.

Në këtë seancë mungon qendërmbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani. Po ashtu nuk është edhe portieri Arijanet Muriq, i cili është suspenduar nga FFK-ja për shkaqe disiplinore. Muriq ishte paraqitur i dehur në seancën e fitnesit.

Në të vërtetë futbollistët ishte paraparë të stërvisnin të hënën, por u shty seanca për shkak të kushteve jo të mira atmosferike dhe vonesave të futbollistëve.

Kosova luan nesë miqësore kundër Lituanisë. Më 28 mars luan në “Fadil Vokrri” kundër Suedisë në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2022, dhe më 31 mars si mysafire e Spanjës.