Sport

City insiston për Zakarian

Descriptive Text

Manchester City po insiston në transferimin e mesfushorit të Borussia Moenchengladbachut, Denis Zakaria përcjellë “Sky Sports” të martën. Bëhet e ditur se trajneri i Cityt, Pep Guardiola po e dëshiron me çdo kusht Zakarin në ekipin e tij për sezonin e ardhshëm.

Zakaria po shihet nga Guardiola si zëvendësim ideal për brazilianin Fernandihno, i cili do të largohet nga City në fund të këtij sezoni. Zakaria 24-vjeçar vlerësohet ndër mesfushorët më të mirë defensivë në Bundesligë kurse me skuadrën e Gladbachut ka kontratë deri në vitin tjetër.

Zakaria këtë edicion ka shënuar një gol në 24 ndeshje për ekipin gjerman kurse kartoni i tij, vlerësohet rreth 40 milionë euro.