Sport

Kuka për ministrin e ri të Sportit: Duhet ndërtuar politika që të jetësohet përgjegjësia në federata

Descriptive Text

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka uruar formimin e Qeverisë Kurti derisa ka thënë se pret që ministri i Sportit të ndërtojë dhe avancojë politika në sport dhe të jetësohet përgjegjësia në federata.

Ai ka thënë se është koha e përgjegjësisë krahas harxhimit të mjeteve.

“Sa dhe çfarë suksese janë arritur a duhet të udhëtohet vetëm për pjesëmarrje simbolike. Me urgjencë të veprohet që udhëtimet për turizëm e jo për rezultate të ndërpriten. Kritere për udhëtime e jo ndryshe për të gjithë pjesëmarrësit eventual. Shteti do prezantim dinjitoz e jo pas garave, rezultatet e arritura të fshihen në tepih”, ka shkruar Kuka.

Ministër në Qeverinë Kurti i Ministrisë së Rinisë, Kulturës dhe Sportit është Hajrullah Çeku.