Sport

Ingsi mund ta zëvendësojë Aguron te Man City

Descriptive Text

Sergio Aguero pritet të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, kur edhe i skadon kontrata me klubin anglez.

“Sky Sports” shkruan se City mund ta transferojë sulmuesin e Southamptonit, Danny Ings.

Në fakt, raportohet se prioritet i klubin anglez është Erling Haalandi, por shkaku i shumës së lartë prej 116 milionë eurosh që kërkon Dortmund, paraqet pengesë të madhe.

Ingsi është identifikuar si opsion i dytë, pasi mund të merret me çmim shumë më ulët.

Anglezi do të hyjë në vitin e fundit të kontratës me Southamptonin. Këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë edhe tri asistime në 25 ndeshje.