Sport

Vëllaznimi befason Trepçën në “Minatori”

Vëllaznimi ka shënuar fitore të rëndësishme të dielën në “Minatori” duke e befasuar Trepçën me rezultatin 68:78.

Me këtë fitore skuadra gjakovare vazhdon luftën për t’i ikur pozitës së fundit në renditje

Në këtë takim Vëllaznimi ishte në epërsi thuajse gjatë gjithë takimit duke mos iu rrezikuar fitorja në asnjë moment.

Dy periudhat e para u dominuan nga “kuqezinjtë” të cilët në pushim shkuan me 13 pikë të tubuara 40:27.

Loja e mirë e gjakovarëve vazhdoi edhe në dy çerekët e fundit. Madje ekipi i Vëllaznimit arriti të ruaj epërsinë e krijuar për të shënuar fitore me 10 pikë dallim 78:68.

Lojtari më i dalluar te Vëllaznimi ishte Ty Nichols me 19 pikë tetë kërcime dhe tetë asistime.

Te Trepça me lojë të mirë u veçua Stavros Toutzaiarkis me doubel-doubel prej 10 pikëve dhe 13 kërcimeve.