Sport

Alaba arrin marrëveshje me skuadrën e La Ligas

David Alaba do të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij edicioni si futbollist i lirë.

Mbrojtësi i krahut të majtë është në bisedime tash e disa kohë me skuadrën e Real Madridit. Sipas mediave gjermane drejtuesit e klubit spanjoll kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin.

Real Madridi i ka ofruar pagë prej 10 milionë eurove në sezon dhe kontratë katërvjeçare.

Për Alaban interesim të vazhdueshëm ka shprehur edhe PSG-ja.