Sport

Muriqi titullar në fitoren e Lazios

Sulmuesi Vedat Muriqi ka luajtur titullar te Lazio që të dielën mposhti në udhëtim Udinesen me rezultatin 1:0. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 28-të të kampionatit italian, Serie A. Muriqi nga fusha u largua pa lënë gjurmë në minutën e 66-të, ndërsa rezervist ishin edhe dy portierët e Shqipërisë, Thomas Strakosha e Marco Alia.