Sport

Bytyqi asistoi në golin e vetëm në ndeshje të realizuar nga Çikalleshi

Sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Çikalleshi, ka shënuar në golin e vetëm të shënuar nga skuadra e tij Konyaspori, ndërsa u asistua nga reprezentuesi i kohëpaskohshëm i Kosovës, Zymer Bytyqi. Konyaspori fitoi të dielën ndaj Alanyasporit me rezultatin 1:0 në kuadër të xhiros së 31-të.

Çikalleshi dhe Bytyqi bashkëvepruan në minutën e 13-t të duelit. Për Çikalleshin ishte goli i pestë i edicionit në Superligën e Turqisë, ndërsa po aq asistime i ka Bytyqi sivjet.

Çikalleshi e kompletoi ndeshjen ndërsa Bytyqi u zëvendësua në minutën e 75-t. Erdon Daci ishte në bankën rezervë te Konyaspori.

Konyaspori është në vendin e 12-t me 36 pikë, kurse Alanyaspori në vendin e pestë ka 49 pikë.