Sport

PSG-ja “blindon” Mbappen

Kylian Mbappe

Paris Saint-Germaini është duke përgatitur ofertën për vazhdimin e kontratës të Kylian Mbappes.

Drejtuesit e klubit francez nuk dëshirojnë ta lejojnë largimin e yllit të ekipit. Mbappe ka kontratë me parisienët deri në vitin 2022 dhe nuk e ka vazhduar ende atë.

Por sipas “L’Equipe” klubi ka vendosur t’i ofrojë sulmuesit të krahut pagë prej 30 milionë euro neto në sezon për të vazhduar kontratën.

Mbappe këtë sezon në 35 ndeshje ka shënuar 28 gola dhe nëntë asistime.