Sport

Haaland preferon Real Madridin

Foto: Reuters

Erling Haaland do të shitet gjatë kësaj vere nga Borussia Dortmundi. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca” sulmuesi norvegjez dëshiron të transferohet te Real Madridi.

Haaland që po kalon në një formë të jashtëzakonshme thuhet se u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se dëshira e tij është t’i bashkohet Real Madridit.

Për Haalandin interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropiane, si Chelsea, Barcelona dhe Paris Saint-Germaini.

Ai ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024.

Këtë sezon në të gjitha garat 20-vjeçari ka shënuar 33 gola dhe tetë asistime.