Sport

Juventusi insiston për Milikun

Descriptive Text

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi nuk ka hequr dorë nga shërbimet e sulmuesit polak Arkadiusz Milik, përcjellë “Calciomercato” të premten. Bëhet e ditur se Juventusi beson se për 25 milionë euro mund të sigurojë shërbimet e Milikut, i cili ka kontratë me Olympique Marseillen deri në verën e vitit të ardhshëm. Milik në janar të këtij viti iu bashkua ekipit francez nga skuadra e Napolit kurse karrierë ka bërë edhe te Ajaxi, Bayer Leverkuseni, Augsbugru e Gorniku.

Në shtatë ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Marseillet, sulmuesi 27-vjeçar ka realizuar katër gola.