Sport

Aston Villa kërkon 100 milionë euro për Grealishin

Manchester City është favorit për të transferuar Jack Grealishin e Aston Villas, shkruan “Daily Mail”.

Anglezi 25-vjeçar, ka nënshkruar kontratë të re me Aston Villan deri në vitin 2025, pasi kishte dështuar të kalojë te Manchester Unitedi.

Por, raportohet se në kontratën e re, Villa ka vendosur çmimin prej 100 milionë eurosh dhe klubi që e dëshiron Grealishin duhet ta paguajë këtë shumë.

Bëhet e ditur se edhe dëshira e lojtarit është që të kalojë te Manchester City, pasi dëshiron të punojë me trajnerin Pep Guardiola.

Grealishi është kapiten i Aston Villës. Këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë 12 asistime në 23 ndeshje në të gjitha garat