Sport

Dortmundi me ofertë për Origin

Descriptive Text

Sulmuesi belg Divock Origi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdoj në Bundesligë, te Borussia Dortmundi. Mediumet angleze kanë raportuar të enjten se Dortmundi ka bërë gati një ofertë prej 15 milionë eurosh për ta bindur Liverpoolin në lirimin e Origit në fund të këtij edicioni.

Te Dortmundi po e shohin Origin si përforcim të duhur pasi Liverpooli nuk po llogarit në shërbimet e tij. Sulmuesi 25-vjeçar këtë edicion ka pasur minutazhë të vogël te Liverpooli, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 17 ndeshje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2024 kurse ka luajtur edhe te Wolfsburgu e Lille.