Sport

Juventusi e kërkon Gosensin

Juventusi ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, gjermanin Robin Gosens që po shkëlqen me fanellën e skuadrës së Atalantas, ka bërë të ditur sajti italian “Calciomercato” të enjten.

Te Juventusi po e shohin Gosensin si përforcim të duhur për mbrojtjen dhe zëvendësim ideal për Alex Sandron, i cili në fund të sezonit pritet të largohet nga “Zonja e Vjetër”. Juventusi është i gatshëm që për transferimin e Gosensit këtë verë, të ofrojë rreth 40 milionë për të bindur Atalantan në lirimin e tij. Gosens 26-vjeçar ka kontratë me Atalantan deri vitin e ardhshëm kurse ekipit italian iu bashkua në vitin 2017 nga Heraclesi për dy milionë euro. Këtë edicion, Gosens ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat.