Sport

Rahoveci triumfon ndaj Prishtinës

KB Rahoveci e ka mposhtur Sigal Prishtinën në kuadër të xhiros së 24 të Superligës së Kosovës në basketboll. Në ndeshjen e luajtur të mërkurën në Prishtinë, skuadra e Rahovecit ka triumfuar me rezultatin e ngushtë 81:77.

Për Rahovecin, kjo është fitorja e dytë rresht në kampionat derisa Prishtina me këtë humbje, e ndërpreu serinë prej tri fitoreve të njëpasnjëshme. Me këtë fitore, Rahoveci ngrihet në kuotën e 39 pikëve, sa i ka edhe Ponte Prizreni që është lider dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar derisa Prishtina mbetet e gjashta në tabelë me 33 pikë të mbledhura. Amerikani Darrell Davis me 31 pikë e 11 kërcime, ka udhëhequr Rahovecin drejt këtij triumfi derisa te Prishtina, më i dalluari i shte Nigel Johnson me 22 pikë, katër kërcime e tri asistime.