Sport

Benzema kalon në epërsi Realin

Sulmuesi francez, Karim Benzema ka kaluar në epërsi Real Madridin në ndeshjen ndaj Atalantas. Benzema shënoi për 1:0 në minutën e 34-t.

Në fakt një pasim të gabuar të portierit të Atalantas, Marco Sportiello e ndali Luka Modriq, që pasoi për Benzeman. Benzema nuk lëshoi rastin e artë dhe kaloi në epërsi madrilenët.

Reali ka bërë hap të rëndësishëm drejt kalimit në çerekfinale të Championsit. Ndeshjen e parë e kishte fituar 1:0 në udhëtim.

 

Real Madrid [1] - 0 Atalanta [2-0 on agg.] - Karim Benzema 34' from r/soccer