Sport

Top-klubet e Kinës të pasigurta për afatin kalimtar

Descriptive Text

Kampioni i Kinës në futboll, Guangzhou Evergrande, nuk ka plane për të shtuar ndonjë përforcim në ekip gjatë afatit kalimtar në mes të edicionit, i cili do të hapet sot.

Ky qëndrim vjen në frymën e rregullave të reja që tashmë janë propozuar, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Vlerësimet e shpenzimeve nga klubet e Superligës kineze në afatin e fundit kalimtar, që u mbyll në muajin shkurt të këtij viti, japin shifra deri në 500 milionë dollarë të shpenzuar, me lojtarët si Carlos Tevez, Axel Witsel e Oscar të joshur në Azinë Lindore.

Një ndryshim në rregullore, që kufizoi aktivizimin e lojtarëve të huaj në ndeshjet kampionale pasoi menjëherë, pasi autoritetet kineze kërkonin të frenonin humbjen e parave që largoheshin nga shteti për dëmshpërblime të transferimeve dhe paga.

Një ndryshim tjetër në rregullore nga Federata e Futbollit të Kinës ditë më parë ka bërë që klubet të kenë një qasje të kujdesshme në afatin e ri kalimtar sa u përket përforcimeve, dhe ardhja e ndonjë lojtari të huaj duket si mision i vështirë.

Këto rregullore janë arsye që Guangzhou, ekip që drejtohet nga trajneri brazilian Felipe Scolari të mos bëjë ndonjë përforcim shtesë. Kështu që zyrtarët e klubit po arsyetohen se ekipi po luan mjaft mirë dhe nuk ka nevojë për diçka tjetër, pasi në radhët e veta tashmë ka të huajt e njohur si Paulinho dhe Jackson Martinez... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.