Sport

Van de Beek i pakënaqur

Descriptive Text

Mesfushori dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi, Donny van de Beek dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi. Mediat angleze kanë raportuar të martën se mesfushori holandez është i zhgënjyer pasi nuk ka arritur të jetë pjesë e formacionit bazë te Unitedi. Madje, thuhet se Van de Beek është shprehur i gatshëm të largohet nga “Djajtë e Kuq” në verë.

23-vjeçari këtë sezon ka luajtur vetëm 311 minuta në Premier League, ku kryesisht është inkuadruar nga banka rezervë. Van de Beek u transferua nga Ajaxi te Unitedi për 44 milionë euro në vitin 2020.