Sport

Bytyqi asiston në barazimin kundër skuadrës së Hadërgjonajt e Sadikut

Descriptive Text

Zymer Bytyqi ka asistuar në barazimin e Konyasporit në udhëtim ndaj Kashimpashës në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 1:1.

Reprezentuesi i Kosovës asistoi në golin e shënuar në minutën e 91-të, ndërsa në fushë u inkuadrua në minutën e 62-të.

Kashimpasha barazoi rezultatin në minutën e 96-të të ndeshjes së luajtur të hënën, në kuadër të xhiros së 30-të të Superligës së Turqisë.

Te Konyaspori deri në minutën e 87-të luajti sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, ndërsa te Kashimpasha gjatë tërë takimit luajti mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj.

Edhe kosovari Loret Sadiku luajti nga minuta e 70-të për Kashimpashën, që zë vendin e 15-të me 31 pikë, dy më pak se Konyaspori që mban vendin e 12-të.