Sport

Dembele me kontratë të re te Barcelona

Sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele së shpejti pritet të firmos kontratë të re me skuadrën e Barcelonës, kanë raportuar të hënën mediumet spanjolle. Dembele ka kontratë me Barçën deri vitin tjetër dhe drejtuesit e klubit janë të vendosur ta mbajnë francezin në ekip edhe për disa vite pas paraqitjeve të mira këtë edicion.

Sipas mediumeve spanjolle, Barcelona i ka ofruar Dembeles kontratën e re deri në vitin 2025. 23-vjeçari këtë edicion ka shënuar tetë gola dhe ka bërë katër asistime në 33 paraqitje në të gjitha garat për Barcelonën. Ai është pjesë e Barcelonës prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi për 135 milionë euro.