Sport

Zeqiri me Brightonin mposht Southamptonin

Andi Zeqiri me Brightonin ka shënuar fitore në Premier League sot në udhëtim ndaj Southamptonit.

Brightoni ka triumfuar 2:1 ndaj Southamptonit, në xhiron e 28-të të Premier Leagues.

Lewis Dunk (16’) dhe Leandro Trossard (56’) shënuan golat për Brightonin, ndërsa për Southamptonin realizoi Che Adams (27’).

Zeqiri u aktivizua në nismë të pjesës së dytë.

Brightoni pas 28 ndeshjeve zë vendin e 16-të me 29 pikë.