Sport

PSG-ja pas Pogbas

Descriptive Text

Paris Saint-Germaini po synon transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba në fund të këtij sezoni, ka raportuar “Foot Mercato” të dielën.

Në klubin francez janë të bindur se Pogba do të jetë përforcim i duhur për repartin e mesfushës në sezonin e ardhshëm dhe për kartonin e tij, janë të gatshëm të ofrojnë mbi 60 milionë euro. Për të bërë vend në ekip për Pogban, PSG-ja tashmë ka nxjerrë në shitje mesfushorët Ander Herrera e Idrissa Gueye që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Mauricio Pochettino për sezonin e ardhshëm. Pogba ka kontratë me Manchester Unitedin deri vitin tjetër kurse më herët ka paralajmëruar largimin e tij nga ekipi anglez. Këtë edicion, mesfushori 27-vjeçar ka katër gola e tri asistime në 28 ndeshje për Unitedin në të gjitha garat.