Sport

Ramadani: Humbja nuk do të ndikojë negativisht te Prishtina

Descriptive Text

Humbja në Drenas nuk e shqetëson shumë trajnerin e Prishtinës, Zekirija Ramadanin.

Trajneri Ramadani me Prishtinën u mposht 2:0 nga Feronikeli, por tekniku shkupjan nënvizoi pas ndeshjes se te grupi, kjo disfatë nuk do të ndikojë negativisht.

“Çdo humbje është e hidhur. Humbja pas 18 ndeshjeve ndikon në aspektin psikologjik. Ishte ndeshje e barabartë, e vështirë. Djemtë e dhanë maksimumin, nuk shkoi loja jonë defensive, që është meritë e Feronikelit. Humbja duhet harruar sa më shpejtë, dhe duhet fokusuar në duelet e radhës. Nuk mendoj se kjo humbje do të na demotivojë. Normal që është keq që nuk e fiton takimin, mirëpo, kemi eksperiencën e duhur brenda ekipit, dhe duhet të shohim përpara. Do ta bëjmë analizën, nëse ka nevojë për ndryshime do të bëjmë”, tha Ramadani.

Prishtina para humbjes me Feronikelin i kishte fituar gjashtë ndeshjet e zhvilluara në stinorin pranveror.

Për Feronikelin nga ana tjetër ishte fitorja e parë në shtëpi në stinorin pranveror.