Sport

Verstappen, i pari në testin para sezonit

Vozitësi i Red Bullit, Max Verstappen, ishte më i shpejti të premten në ditën e parë nga tri në total në testet e Formula 1 para sezonit të ri.

Verstappen vendosi kohën prej 1 minutë, 30 sekonda e 674 të qindtat, në një mot me frymë, pluhur e me pamje të kufizuar. Ai ishte 215 të qindtat para rivalit Lando Norris të McLarenit, dhe 472 të qindtat para vozitësit të ekipit Alpine, Esteban Ocon.

Kampioni në fuqi, Lewis Hamilton, ishte i 10-ti në listën e më të shpejtëve me Mercedesin.

Ngasësi tjetër i ekipit, Valtteri Bottas, i kompletoi vetëm gjashtë xhiro në mëngjesin e së premtes, për shkak të problemeve me motor.

Ferrari vazhdon të ketë probleme. Në përgatitje, Charles Leclerc u desh të ndalej për shkak të një problemi teknik.

Sezoni i ri në Formula 1 fillon më 28 mars me atë të Bahrejnit, në të njëjtën pistë.