Sport

Laporta e dëshiron sulmuesin e Cityt

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, po synon të transferojë sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Agueron.

Sipas mediave spanjolle, Laporta ka kontaktuar lojtarin për të parë situatën e tij.

Aguero mund të largohet në fund sezonit nga City, si futbollist i lirë pasi i përfundon kontrata.

Për sulmuesin argjentinas interesim ka shprehur edhe Atletico Madridi.

Aguero këtë sezon ka pasur probleme të shumta me Cityn, duke bërë vetëm 12 paraqitje duke shënuar dy gola.