Sport

Draxler synon kthimin në Bundesligë

Descriptive Text

Mesfushori i Kombëtares së Gjermanisë, Julian Draxler, pas përfundimit të këtij sezoni po synon të kthehet në Bundesligë.

Draxler në një intervistë për mediumet gjermane të enjten, ka pranuar se po i mungon futbolli gjerman dhe gjasat janë të mëdha që në verë të transferohet te ndonjë ekip i Bundesligës.

Draxler është në vitin e tij të fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin, skuadër të cilës iu bashkua në janar të vitit 2017 nga Wolfsburgu.

“Po me mungon Bundesliga. Ende nuk kam marrë një vendim përkundër bisedave të shumta që kam. Në fund të sezonit do të vendosi për të ardhmen time, ndonëse deri atëherë jam i fokusuar te Parisi”, ka thënë 27-vjeçari.