Sport

Aguero kërkon bonuse për t‘u transferuar te Barcelona

Sergio Aguero pritet t’i jap fund aventurës së tij te Manchester City në qershor të këtij vitit. Argjentinasit i skadon kontrata në fund të edicionit dhe mund të largohet si lojtar i lirë. Për të, interesimin më të madh e ka shfaqur Barcelona.

“Mundo Deportivo” shkruan se Aguero është i gatshëm të rikthehet në La Liga, por kërkon nxitje financiare për ta lënë Anglinë. Raportohet se Aguero i ka kërkuar bonuse Barçës për t’u transferuar në “Cam Nou”.

Sulmuesi aktual i Cityt mendon se një bonus financiar do të ishte i arsyeshëm, pasi për të nuk do të ketë nevojë që të paguhet dëmshpërblim. Në kalimin e Agueros te Barcelona, mund të ndihmojë Lionel Messi, i cili është mik i mirë me 33-vjeçarin.

Këtë sezon, argjentinasi është përballur me lëndime të shpeshta dhe si rezultat i kësaj, ka luajtur në vetëm 11 ndeshje, duke shënuar dy gola. Ai është pjesë e Cityt që nga vitit 2011, kur ishte transferuar nga Atletico Madridi për 40 milionë euro.