Sport

Haaland lojtari që më së shpejti ka shënuar 20 gola në Ligën e Kampionëve

Foto: Reuters

Ylli norvegjez Erling Braut Haaland ka vendosur një rekord të ri.

Haaland ka realizuar dy gola sonte për Dortmundin në ndeshjen ndaj Sevillas, ndërsa është bërë më i shpejti që ka arritur te 20 golat në Champions.
Haalandit i janë dashur vetëm 14 ndeshje për të arritur te 20 gola në Ligën e Kampionëve.

E ka thyer rekordin e Harry Kanet të Tottenhamit, që kishte shënuar 20 gola për 24 ndeshje.