Sport

Klopp tregon se a do të drejtojë Kombëtaren e Gjermanisë

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka mohuar mundësinë për të marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë.

Trajneri i Liverpoolit, ka bërë të ditur se do të respektojë kontratën me ekipin anglez që i skadon në vitin 2023.

“Nuk mund të marr drejtimin e kombëtares së Gjermanisë, në verë ose pas verës pasi kam ende tri vjet kontratë me Liverpoolin dhe duhet ta respektoj atë. Low ka bërë një punë të mrekullueshme gjatë këtyre viteve dhe ai ka qenë një nga trajnerët më të suksesshëm. Se kush do ta marrë vendin e tij nuk e di, por Gjermania ka trajnerë të shkëlqyer”, deklaroi Klopp.

Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, do të tërhiqet nga kjo pozitë pas përfundimit të Kampionatit Evropian.