Sport

Milani me fitore të rëndësishme

Milani e ka vazhduar garën për titull në Serie A, duke fituar në udhëtim ndaj Hellas Veronas. Ndeshja e luajtur të dielën përfundoi 2:0 në të mirë të Milanit. Rade Kruniq shënoi për 1:0 në minutën e 27-të, ndërsa Diogo Dalot vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 50-të.

Ndeshja i takoi xhiros së 26-të të kampionatit italian. Milani është i dyti me 56 pikë, tri më pak se Interi. Interi i ka 25 ndeshje.