Sport

Pa fitues në derbin e Tetovës

Renova e ka ndalur në barazim Shkëndijën, në kuadër të xhiros së 22-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll. Derbi i skuadrave tetovare është luajtur të dielën me Shkëndijën vendase.

Shkëndija udhëheq në tabelë me 47 pikë. Renova është e dhjeta me 23 pikë dhe fitoi pikë të rëndësishme në garën për ekzistencë.

Në vend të dytë është një tjetër skuadër shqiptare, Shkupi. Shkupi i ka 40 pikë. Shkupi të dielën humbi 2:0 nga Rabotniçki. Skuadra tjetër shqiptare e kampionatit të Maqedonisë së Veriut, Struga, luajti 1:1 në udhëtim me Vardarin. Struga është e katërta me 33 pikë.