Sport

Ramadani: Po e menaxhojmë çdo situatë

Descriptive Text

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, e ka vlerësuar shumë të vështirë ndeshjen kundër Llapit, pavarësisht fitores 2:0.

Ai e sheh garën shumë të fortë për titull, dhe se sipas tij, gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit të kampionatit.

“Do ta shohim në xhiron e fundit se a do ta ngremë Kupën. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. I uroj lojtarët për angazhimin, pasi përballë patëm një Llap të organizuar. Ndeshjet çdo tre ditë na ngarkojnë shumë. Duhet të kursejmë energjinë pasi kemi ndeshje në mesjavë, por, kemi lojtarë me eksperiencë që dinë ta menaxhojnë çdo situatë”, tha Ramadani pas ndeshjes.

Prishtina nuk di për humbje në Superligë në 14 ndeshje rresht. Nuk ka humbje në 17 ndeshje të njëpasnjëshme në të gjitha garat.