Sport

Rritja e Gosens

Descriptive Text

Robin Gosens është padyshim ndër lojtarët më të mirë në Serie A. Mbrojtësi i krahut të majtë ka shkëlqyer këtë edicion duke shënuar 9 gola me fanellën e ekipit italian.

Pas paraqitjeve fantastike me skuadrën nga Bergamo, interesim për Gosensin ka shprehur Manchster City që tashmë ka bërë ofertën gati për transferimin e tij.

Klubi anglez thuhet se është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për lojtarin.

Atalanta mbrojtësin e krahut e transferoi në vitin 2017 nga Heraclesi për 800 mijë euro.

26-vjeçari ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2022.