Sport

Dortmundi synon që ta befasojë Bayernin

Borussia Dortmundi është stërvitur të enjten para “klasikes” kundër Bayern Munichut në Bundesligë.

Bavarezët nga ana tjetër synojnë që ta mbajnë kreun e tabelës pasi kanë vetëm dy pikë më shumë se Leipzigu.

Dortmundi nga ana tjetër pas startit të mirë në kampionat, tani e kërkon ngjitjen në top-katërshe.

Drejtori i Dortmundit, Michael Zorc, beson se pavarësisht diferencës prej 13 pikëve me Bayernin, do të jetë ndeshje interesante dhe e rëndësishme.

Ndërkohë, trajneri Edin Terziq ka shtuar se Dortmundi i është “afruar” nivelit të bavarezëve.

Këto dy ekipe janë takuar 103 herë në Bundesliga. Bayerni i ka fituar 49 ndeshje, Dortmundi 25, ndërsa 29 herë skuadrat janë ndarë baras.